Bashkohu Me KRAFT sh.p.k

KULTURA

Nje kulturë unike pune. Ne besojmë se rritja personale, profesionale dhe e kompanisë shkojnë dorë për dore. Kultura jonë e punës bazohet mbi bashkëpunimin e ngushtë mes punonjësve dhe kompanisë, respektimin e integritetit të punonjësve, standardeve, rregullave të qarta dhe të mirëkuptuara, fleksibilitetit për ide të reja dhe inovacionit me qëllim ofrimin e shërbimeve dhe produkteve që plotësojnë apo tejkalojnë kërkesat e klientëve tanë. Kështu që ne zhvillojmë, sfidojmë dhe nxisim njerëzit tanë për të ofruar më të mirën për klientët tanë besnikë. 

Njerëzit që punojnë në Kraft kanë një filozofi të përbashkët. Ju jeni të përkushtuar, të orientuar drejt performancës dhe gjithmonë të shqetësuar për t’u ofruar klientëve tanë më të mirën. Për ta bërë këtë, ne ju ofrojmë një sërë mundësish dinamike dhe fleksibël të karrierës. Shumë prej punonjësve tanë kanë qenë me ne për 10 apo 20 vjet.

Kjo tregon se sa i vlerësojmë ekipet tona dhe përpjekjet e tyre. Kultura jonë e motivimit është ajo që e bën një mjedis unik pune. Atmosfera është rezultat i arritjeve personale, punës në ekip dhe mbështetjes. Ne promovojmë dhe kërkojmë, jemi të guximshëm dhe besojmë.

Ne kemi sukses sepse jemi të ndryshëm. Me idetë tona të reja, klientët tanë janë në gjëndje të ndërtojnë më shpejt, më të sigurtë dhe më të guximshëm.

Ne gjithashtu mirpresim metodat e reja, që të kontribuoni në mënyrë aktive në idetë tuaja dhe të devijoni nga norma. Dyert e drejtuesve tanë dhe ekipet e menaxhimit janë gjithmonë të hapura dhe sugjerimet tuaja janë gjithmonë të mirëseardhura.

Punët tona janë bërë për njerëz të jashtëzakonshëm. Pasioni dhe energjia për t’i bërë gjërat gjithnjë e më mirë, gatishmëria dhe angazhimi për të përfunduar çdo punë dhe besimi për të marrë rreziqe nganjëherë për të arritur edhe më shumë – kjo është ajo që karakterizon punonjësin tonë dhe na udhëheq drejt suksesit. Ju nuk jeni vetëm, por ju jeni pjesë e një ekipi të shkëlqyer të njerëzve me prejardhje të ndryshme që kujdesen për kënaqësinë e klientëve tanë çdo ditë.

MUNDËSITË E ZHVILLIMIT

Tek ne, ju do të gëzoni të gjitha gjallëritë e të qënit pjesë e një kompanie të madhe, por me autonominë e drejtimit të një biznesi të vogël. Ne do t’ju japim shumë përgjegjësi që nga fillimi i hershëm, dhe t’ju lejojmë ta shfrytëzoni iniciativën për të bërë gjërat në mënyrën tuaj. Si pjesë e procesit të intervistës, ne do t’ju marrim në një ‘udhëtim në terren’ për t’ju treguar një ditë në jetën e ekipeve tona të shitjeve. Kjo shpejt do t’ju tregojë aftësinë e stafit  tonë dhe përkushtimin e tyre ndaj klientëve tanë. Trajnimet dhe bonuset janë një procedure standarte e zhvillimit profesional në Kraft. Në Kraft, çdo ditë e punës tuaj do të shoqërohet me sfida ku veprimi juaj do të ketë ndikim të qenësishëm.

Ne inkurajojmë, investojmë dhe vendosim burimet tona njerëzore në pozita të tilla që ato të japin më të mirën e tyre për rritjen në karrierë brenda Kraft, duke kontribuar më së miri në shërbimin ndaj klientëve dhe në marrëdhëniet me kolegët. Ju do të përballeni me situata dhe nevoja fluide, me karaktere dinamike të bashkëpunëtoreve, të cilët kërkojnë shërbime/produkte me nivele të larta përformance për të ofruar zgjidhje sa më të përshtatshme.

Ne kemi një proces shumë të plotë të shqyrtimit të njerëzve, ku ne i shohim të gjithë në kompani në një proces vjetor të përputhjes së performancës në karrierë. Kjo do të thotë që ne mund të zgjerojmë aftësitë tuaja, të ushqejmë ambicjen tuaj dhe të hapim dyert për karrierën tuaj për të ndërtuar një karrierë te shkëlqyer dhe shumë dimensionale në korporatë.

Natyrisht, vullneti yt për të pasur sukses është gjithashtu në interesin tonë. Ne investojmë shumë në edukimin dhe trajnimin tuaj dhe ju mbështesim në mënyrën më të mirë të mundshme në zhvillimin tuaj individual të karrierës. Kjo përfshin trajnime të rregullta individuale. Ky është shpenzim kohor, por shumë i rëndësishëm për ne. Në Kraft, ne e njohim suksesin tuaj deri më tani dhe ju ndihmojmë të veproni më mirë në të ardhmen – për ne, për klientët tanë dhe për karrierën tuaj. Cilido qoftë roli apo niveli juaj, ne do të japim vëmendjen tonë për përparimin e karrierës suaj, me të gjithë mbështetjen që ju nevojitet për të prodhuar rezultate të shkëlqyera.