Të dashur partnerë,
Prej 30 vitesh kemi zhvilluar baza të forta, për shërbimin optimal të dyqaneve te veglave të punës dhe kopshtarisë. Një sërë krizash në kohët e fundit kanë ndikuar ndjeshëm tregun botëror dhe natyrisht kanë patur efekte të konsiderueshme edhe në tregun e brendshëm. Gjatë gjithë kësaj kohe, ne jemi përpjekur dhe kemi arritur të qëndrojmë fort pranë partnerëve tanë, duke zgjeruar vazhdimisht gamën tonë të produkteve, duke ofruar më shumë se 15.000 artikuj, me më shume se 120 marka, duke rritur me vetëdije stoqet tona dhe duke investuar në burime njerëzore. Ne këtë mënyrë sigurojmë të jemi zgjedhja kryesore për partnerët tanë në të gjithë Shqipërinë. Synimi ynë është gjithmonë, ti shërbejme biznesit tuaj në mënyrë të menjëhershme dhe optimale, përmes ofrimit të një game produktesh konkurruese, duke kërkuar në të njëjtën kohë ndershmëri dhe sinqeritet,për të siguruar partneritete afatgjata.Në strategjinë tonë të suksesit është shumë e rëndësishme pjesmarrja e të gjithë departamenteve tona mbështetëse, të cilët me trajnimin e tyre të plotë janë gjithmonë pranë jush, për përgjigje dhe shërbim të menjëhershem. Dëshirojmë tiu falenderojmë për besimin që keni treguar gjatë këtyre viteve ndaj nesh dhe përfitojmë nga rasti, për të mirëpritur të gjithë partnerët e rinj, që do të zgjedhin ti bashkohen familjes sonë të madhe të biznesit.