KUSH JEMI NE

Ne jemi platforma shqiptare e krijimit te vlerave

KRAFT SH.P.K eshte nje ndër kompanitë më të mëdha distributore në Shqipëri me eksperiencë në importimin dhe furnizimin me një numër te madh veglash pune tregun vendas. KRAFT është themeluar në vitin 1994 dhe ofron nje standart te lartë të shpërndarjes profesionale te veglave te punës.

Jo vetem shërbimi, por edhe cilësia dhe mundesitë e shumta te zgjedhjes jane avantazhet e kompanisë tonë. Që nga themelimi ne e kemi zgjeruar vazhdimisht gamën e produkteve nëpërmjet tregtarve tanë me shumice te specializuar në të gjitha qytetet e Shqiperisë.

Ne ju premtojmë se do të vazhdojmë te dedikojmë entuziazmin tonë per teknologjine dhe kenaqesinë tonë per inovacione duke sjellë produkte të shquara teknikisht në menyrë qe ju te mund te përfitoni më shumë ne të ardhmen.

MISIONI YNË

Që nga fillimi jonë misioni ynë ka qënë organizimi dhe strukturimi i shpërndarjes se veglave te punes ne menyrë profesionale. Falë bashkimit tonë te suksesshëm me më shume se 30 partnerë tregetarë sigurojmë një mbulim më të gjerë gjeografik duke shmangur mbivendosjen. Besimi i klientit në aftësinë tonë për të përmbushur porositë në çdo kohë, përbën bazën e suksesit tonë. Dinamizmi është fenomeni kryesor që përshkruan KRAFT në aspektin e shërbimit të klientit.

KRAFT ka punuar vazhdimisht te sjellë frymën e integritetit, shpirtit te fitores, respektit, rritjes & ekselences duke pasur gjithmonë klientin në fokus.

Ne japim kontributin tonë falë eksperiences dhe profesionalizmit te stafit te përkushtuar, per të rritur vleren e partnerve tanë.

VIZIONI YNË

Perspektivë për të ardhmen e partnervë tanë

Ne punojmë me përgjegjësi sociale, për një biznes që rritet vazhdimisht dhe kontribuon për një jetë më cilësore për punonjësit, partnerët dhe komunitetin, duke qënë gjithmonë një hap përpara të tjerëve.

Produktet e reja, duke i’u përshtatur nevojave të klientit, logjistika dhe shërbimet në koncepte moderne tregtare bëjnë që KRAFT të ketë gjithmonë një ofertë e produkti të jetë gjithmonë garancia financiare e atyre që na besojnë, me shërbim cilësor dhe të shpejtë.

Ne do te vazhdojmë të punojmë për të forcuar identitetin tonë, duke ofruar gjithmonë shërbime sa më korrekte, për të krijuar një imazh sa më të konsoliduar në tregun e veglave te punes , mbi bazat e një biznesi të qëndrueshëm dhe të orientuar drejt kërkesave të klientit.